Komuna e Prishtinës lanson projektin ‘E-Shëndetësia’
17 mars 2021
| 16:28
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se të mërkurën, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) kanë lansuar projektin e radhës “E-Shëndetësia”, ku një projekt i tillë është i pari në rajon.
“Projekti është i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Zyra e Koordinatores të OKB-së për Zhvillim dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë. Projekti do të implementohet nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunë të Prishtinës”, ka njoftuar Ahmeti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.