Komuna e Prishtinës largon shitësit nga rrugët e kryeqytetit
18 mars 2020
| 14:22
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se kanë nisur largimin e shitësve nga rrugët e kryeqytetit për shkak të masave kundër koronavirusit.
“Largim i shitësve, konfiskim i gjësendeve dhe mallrave të atyre që nuk binden, pastrim i rrugës dhe trotuareve. Ndryshe nuk bëhet! Ju lumtë inspektorëve dhe kompanive të mirëmbajtjes që po angazhohen maksimalisht, për të mirën e të gjithëve, me e pa orar! Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”