Komuna e Prishtinës liron hapësirat publike në Parkun e Taukbahçes
16 gusht 2021
| 12:04
Sektori i Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka zhvilluar sot aksion për lirimin e hapësirave publike në Parkun e Taukbahçes.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se me këtë aksion janë larguar terrasat e 7 lokaleve afariste.
“Sektori i Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka zhvilluar sot aksion për lirimin e hapësirave publike në Parkun e Taukbahçes. Si rrjedhojë, janë larguar terrasat e 7 lokaleve afariste, që kanë uzurpuar pjesë të caktuara të parkut. Aksione të tilla do të ketë edhe në lokacione të tjera”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.