Komuna e Prishtinës mban sesion informues për ndarjen e grateve për biznese
11 shkurt 2020
| 14:31
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Organizatën Help bashkëfinancon projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”.
Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme socio-ekonomike dhe gjithëpërfshirja në shoqëri. Përmes projektit ndahen grantet për mikrobizneset dhe trajnimet profesionale e për biznes, duke ndikuar në stabilitetin socio-ekonomik për këto kategori shoqërore.
Në kuadër të këtij projekti, nesër (e mërkurë) mbahet sesioni informues për aplikim për grante.
Ky sesion informues do të mbahet në orën 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
/Epoka e re/