Komuna e Prishtinës: Ndalohet qarkullimi me trotinetë e me biçikleta në hapësira publike
29 korrik 2023
| 22:21
Komuna e Prishtinës, u ka rikujtuar edhe një herë qytetarëve se është e ndaluar të qarkullohet me trotinetë elektrikë, biçikleta e motoçikleta në sheshe e hapësira publike.
“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”.
Kujtojmë, ky vendim ishte marrë nga kryetari i kësaj komune, Përparim Rama, rreth një vit më parë.