Komuna e Prishtinës ndan 20 bursa me nga 1 mijë euro për shpresat e sportit në kryeqytet

26 tetor 2022 | 15:19

Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i përkrahë financiarisht sportistët e rinj të kësaj komune.

Drejtoria e Sportit pranë Komunës së Prishtinës ka njoftuar të mërkurën se i ka ndarë 20 bursa me nga 1 mijë euro për 20 shpresa të sportit të kryeqytetit.

“Sot, në ambientet e Komunës së Prishtinës, kemi pritur 20 të rinj e të reja, të cilët janë shpresat e sportit të kryeqytetit. Për të stimuluar punën dhe angazhimin e tyre, por edhe për të ju dëshmuar se si Drejtor i Sportit do të jem afër tyre në secilin hap drejt ndërtimit të një karriere prej kampioni, u kemi ndarë secilit bursë vjetore prej 1 mijë eurosh. Si ish-sportist, e di dhe e kuptoj rëndësinë e mbështetjes për të cilën ka nevojë një i ri ose e re në fillet e karrierës. Prandaj, të gjithë këta, por jo vetëm këta, edhe shumë e shumë sportistë të tjera të ri të Prishtinës, në rrugëtimin e tyre për të prekur majat e sportit do të më kenë krahë në çdo moment”, ka shkruar në “Facebook” drejtori për Sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

May be an image of 2 people, people standing and indoor
Vilëza Zeqiri dhe Granit Rugova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me siguri keni dëgjuar që ngrënia gjatë natës është rruga…