Komuna e Prishtinës ndan 5 milionë euro për bizneset në kryeqytet

10 qershor 2020 | 23:00

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se të mërkurën në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milionë euro.   

“Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19.  Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente. Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në këtë koalicion qeverisës…