Komuna e Prishtinës ndan mirënjohje për familjen e heroit Bahri Fazliu

23 prill 2025 | 20:09

Udhëheqësi i zyrës së Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, Komuna Prishtinë, Sylë Vitia, ka pritur në takim Fahri Fazliun e ri, djalin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Fadil Fazliu dhe nipin e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.

“Në këtë rast në emër të Kryeqytetit dhe kryetarit Rama i dorëzova mirënjohjen dhe hyjneshen në fron. Kjo në kuadër të ceremonisë për ndarjen e 71 mirënjohjeve dhe hyjneshave për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Kryeqytetit që u bë ditë më parë në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Respekt për familjarët e heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, ka njoftuar Sylë Vitia në rrjetin social Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka shkruar për…