
Komuna e Prishtinës nderon me mirënjohje familjen Jashari
Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prishtinës ka mbajtur seancë solemne, me ç’rast kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka ndarë një mirënjohje për familjen Jashari, raporton Ekonomia Online.
Seanca nisi me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, teksa me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët dhe martirët e UÇK-së.
Kryetari Përparim Rama, tha se atë ditë u ngrit një legjendë, Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari për të mos vdekur kurrë.
“Sot mblidhemi në këtë seancë për të nderuar sakrificën e pavdekshme e familjes Jashari e cila ishte pikë kthese drejtë lirisë dhe pavarësisë. Na nderon dhe shton peshë prezenca e Bekim Jasharit. Atë ditë u ngrit një legjendë, atë ditë së Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari. Ranë për të mos vdekur kurrë. Sot përulemi me nder para familjes Jashari, para strategut të luftës dhe para heroit Shaban Jashari i cili lindi heronj”, tha ai.
Ai theksoi se Kosova që po ndërtojmë duhet të jetë Kosova e vlerave.
Ndërsa, pjesëtari i familjes Jashari, Bekimi, tha se ndihet i nderuar për këtë mirënjohje.