Komuna e Prishtinës ndihmon bletarët
24 gusht 2020
| 13:53
Komuna e Prishtinë ka bërë me dije se ka bërë shpërndarjen e 800 koshereve për blertë për fermerët e kësaj komune. “Drejtoria e Bujqësisë në fshatin Mramor bëri shpërndarjen e 800 copë koshere bletësh, 100 centrifugë elektrike, 100 depozitorë mjalti prej 50 kg, 100 bluza bletari dhe 800 kuti ushqyese për bletë për fermerët e komunës së Prishtinës”, ka njoftuar komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti.
Sipas këtij njoftimi, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli dhe drejtori për Bujqësi, Shkumbin Gashi, kanë siguruar fermerët se përkrahja me pajisje, inpute dhe subvencione direkte në të gjithë sektorët e bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.