Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshjen për projektin e trajtimit të ujërave të zeza

09 qershor 2020 | 16:43

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë.

Projekti ka vlerë prej 66 milionë euro ku Qeveria e Republikës së Kosovës do të kontribuojë me 20 milionë euro shtesë në projekt dhe do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme.

Përveç Prishtinës, projekti mbulon edhe trajtimin e ujërave të zeza në komunat fqinje Obiliq, Fushë Kosovë dhe potencialisht Graçanicë dhe është rezultat i studimit të fizibilitetit nga viti 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot…