Komuna e Prishtinës në aksion për eliminimin e drurit “Arra e Hindit”

06 korrik 2021 | 13:17

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në rrugën “Agim Ramadani” ka larguar drurin e njohur si “Arra e Hindit”. Sipas kësaj komune, ky lloj druri është duke shkaktuar dëme në infrastrukturën e përgjithshme në kryeqytet. Në këtë drejtim, komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se do të vazhdojnë aksionin për eliminimin e këtij lloj druri.

“Komuna e Prishtinës trajtoi ‘ishullin’ në mes të rrugës ‘Agim Ramadani’, me ç’rast u bë eliminimi i drurit të dëmshëm ‘Arra e Hindit’. Sipas ekspertëve, ‘Arra e Hindit’ njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike.  Komuna e Prishtinës do të vazhdojë aksionin për eliminimin e këtij lloji të drurit me qëllim të parandalimit të dëmeve që ky lloj i drurit shkakton”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me iniciativën e Ramadan Beshirit dhe pas kërkesës së drejtoreshës…