Komuna e Prishtinës në aksion për lehtësimin e qarkullimit në komunikacion
Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin në vendosje të rendit dhe rregullit në transportin e kryeqytetit.
Kjo komunë ka njoftuar se një aksion i tillë është ndërmarrë në funksion të lehtësimit të qarkullimit të autobusëve të transportit publik.
“Lehtësimi i qarkullimit të autobusëve të transportit publik dhe rregullimi e rrjedhës së komunikacionit nëpër rrugët e kryeqytetit është parësor! Nga sot, me masa shtesë për të vendosur rend, rregull dhe siguri në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Ndërsa, drejtori i Inspekcionit në Komuna e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se në këtë aksion janë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.
“Koordinim maksimal me Policinë e Kosovës, për rend dhe rregull në transport”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/