Komuna e Prishtinës nga nesër me masa shtesë në rend dhe transport
14 prill 2019
| 15:34
Drejtori i Inspekcionit në Komuna e Prishtinës, Adonis Tahir, ka bërë me dije se nga nesër ( e hënë) kjo komunë do të vendos masa shtesë për rend dhe rregull në transport.
Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se çdo automjet i cili do të konfiskohet do të mbahet dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit.
“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/