Komuna e Prishtinës ngrit shkallën e gatishmërisë emergjente
19 mars 2020
| 18:13
Kryetari Shpend Ahmeti ka nënshkruar vendimin përmes së cilës ngritet shkalla e gatishmërisë emergjente në nivel komune, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një postimi në “Facebook”.
“Përmes këtij vendimi mobilizohet struktura e sistemit të mbrojtjes, shpëtimit, prokurimit, ndihmës dhe shërbimeve të tjera emergjente, të cilat do të koordinojnë, planifikojnë dhe zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në postim.
Tutje thuhet se, “me kujdesin maksimal për veten dhe të tjerët, bashkë do t’ia dalim edhe në këtë sfidë”.