Komuna e Prishtinës nis zbatimin e masave të reja
07 prill 2020
| 11:05
Komuna e Prishtinës ka filluar zbatimin e masave të reja për parandalimin e koronavirusit. Të gjithë qytetarët të cilët do të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës duhet të jenë të pajisur me dorezë dhe maska.
Nënkryetari i Komunës se Prishtinës, Muhedin Nushi, në një intervistë për Ekonomia Online njoftoi se kjo masë po respektohet nga qytetarët. Ai tha se kjo masë është ndërmarrë për ta parandaluar infektimin e punëtorëve të sporteleve në Komunën e Prishtinës. Po ashtu, nga e marta të gjitha marketet duhet t’i dezinfektojnë hapësirat dhe karrocat. Mes të tjerash, Nushi potencoi se, përveç kësaj, edhe masa e ndërmarrë të hënën për bllokimin e shesheve është duke funksionuar dhe kjo mund të çojë në uljen e numrit të të infektuarve.