Komuna e Prishtinës njofton për ushtrime të FSK-së, do të ketë të shtëna
15 nëntor 2022
| 14:39
Komuna e Prishtinës ka njoftuar të martën për zonat në të cilat Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’i kryejë disa ushtrimet fushore.
Ushtrimet do të fillojnë më 18 deri më 24 nëntor, në fshatrat Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq.
Po ashtu është bërë me dije se gjatë zhvillimit të aktiviteteve në ushtrim fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor.