Komuna e Prishtinës njofton se ka nënshkruar kontratën për blerjen e biçikletave të qytetit
14 gusht 2023
| 16:50
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar të hënën kontratën për blerjen e biçikletave të qytetit ka bërë me dije nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj, sipas të cilit, afati i zbatimit të këtij projekti është 60 ditë.
“Sot u nënshkrua kontrata për blerjen e biçikletave të qytetit! Afati i implementimit të projektit është 60 ditë”, ka njoftuar Zogaj.