Komuna e Prishtinës nuk u ofron sherbime qytetarëve të cilët nuk janë të pajisur me maskë dhe dorëza
06 prill 2020
| 11:25
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit se nuk do të marrin shërbime nese nuk janë të pajisur me maskë e dorëza.
Njoftimi i plotë i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti:
Prej nesër, 7 Prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së #covid29, kemi marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës.
Të kujdesemi për shëndetim tonë dhe të tjerëve rreth nesh.
#bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë më shpjtë dhe më lehtë!
#rriNshpi?
#Prishtina?