Komuna e Prishtinës organizon 20 aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit
28 maj 2019
| 14:07
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se kryeqyteti do të organizojë njëzet aktivitete për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit.
“20 aktivitete për 20 vjetorin e çlirimit. Aktivitete për çdo grupmoshë nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizata, individë e kompani. Për 1 muaj rresht, ju ftojmë të na bashkëngjiteni në shënimin e 20 vjetorit”, ka thënë Ahmeti.
Këto janë aktivitetet e komunës së Prishtinës:
- Prishtina lexon, feston këndon e vallëzon – aktivitet për fëmije 1 – 3 qershor
- Panairi i 21-të i librit nga Shoqata e Botuesve të Librit 5 – 9 qershor
- Damastain Folk – Festivali i Valleve – 6 qershor
- Dokutech – IPKO foundation 8 – 9 qershor
- FemArt Festival – Artpolis 10 -16 qershor
- Germia Ultra Trail Maratona 9 qershor
- Koncert GJURMËT – 12 qershor
- Metal United Worldwide II – koncert – 15 qershor
- Loja e Yjeve Granit Xhaka vs. Milot Rashica – FFK – 15 qershor
- Java e filmit – Qendra Kinematografike dhe Kino Armata 17 – 23 qershor
- Games X Prishtina – Turnamenti i XPortal 15 qershor
- Pianisti i ri Festival me – Vlora Baruti – 21 – 25 qershor
- Festivali i muzikës për Fëmijë Cerise – në bashkëpunim me Aliance Francaise – 21 qershor
- Vikendi sportiv – gara në Beach Volley, Futsall dhe Streetball 22 – 23 qershor
- Murali Çikat e Prishtinës – Guerilla Art Festival vizatimi i Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi në qendër. 24 qershor
- Prishtina Street Party – te kafet e vogla – 23 qershor
- Elina Duni, Asgjë Sikur Dielli, Sytë, Yll, etj. Koncert në Gërmi – 22 qershor
- Ekspozita e Artistëve të Rinj – Galeria Kombëtare e Kosovës – 27-28 qershor
- Filharmonia në shesh – Simfonia e 9 e Beethoven – 26 qershor
- Gara e Robotikës – Bonevet 28-29 qershor