Komuna e Prishtinës organizon pritjen e Vitit të Ri në sheshin “Zahir Pajaziti”
31 dhjetor 2017
| 18:59
Komuna e Prishtinës me rastin e ndërrimit të viteve sot në sheshin “Zahir Pajaziti” do të organizojë pritjen e Vitit të Ri.
Në këtë eviniment do të ketë edhe muzikë që fillon nga ora 21:00, ku në vijim do të bëhen të ditur edhe artistët, po ashtu në këto momente festive do të ketë pije, ushqim si dhe fishekzjarre.
Me këtë rast, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ftuar qytetarët përmes që Vitin e Ri ta presin në shesh.
“#PriteNshesh me shoqni, pije, ushqim, fishekzjarre edhe 4 super bendet tona, ka shkruar Ahmeti.