Komuna e Prishtinës pa zgjidhje, kërkon mendimet e qytetarëve për qentë endacakë
22 gusht 2022
| 11:58
Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.
Pyetje e tij vjen pasi është publikuar një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.
“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qenve endacak?“, ka pyetur ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Megjithatë, qytetarët kanë ofruar mendimet e tyre për një zgjidhje të mundshme rreth çështjes së qenve endacakë.