Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion për mbledhjen e mbeturinave

27 qershor 2021 | 14:42

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se komuna që drejton do të fillojë aksionin për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme.

Sipas Ahmetit, aksioni do të zhvillohet nga 28 qershori deri më 2 korrik në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

“Përmes kompanisë rajonale ‘Pastrimi’ do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi, shtretër druri ose metali, dollapë druri ose metali, tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës, gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali. Ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara”, ka njoftuar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shpërndarë në llogarinë e…