Komuna e Prishtinës pastron deponinë ilegale të mbeturinave në Kolovicë
19 dhjetor 2017
| 14:58
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë bërë pastrimin e një deponie joformale në Kolovicë të Prishtinës.
“Vazhdojmë me pastrimin e deponive joformale. Dje në Kolovicë te Shkolla e vjetër pastruam një deponi të tillë”, ka bërë me dije kreu i Komunës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”.
Ai ka lutur banorët për t’i dalë në ndihmë Komunës në identifikimin e atyre që hedhin mbeturina gjithandej. “Viti 2018 do të jetë vit i pastrimit të qytetit”, ka shkruar Ahmeti.