Komuna e Prishtinës përkujdeset për të moshuarit
18 janar 2019
| 14:01
Qendra Sociale për të Moshuar në Prishtinë është e mbushur me të moshuar, të cilët e kalojnë ditën së bashku, shoqërohen dhe luajnë me njëri-tjetrin.
Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, përveç hapësirave për lojë shahu, domino e të ngjashme, në këtë Qendër Sociale për të Moshuar janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat për përcjelljen e kanaleve televizive.
“Kjo Qendër është e para e këtij lloji në Prishtinë, me mundësi që të bëhen të tilla të ngjashme edhe në lagje të tjera”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.