Komuna e Prishtinës pranon donacion tri vetura nga EULEX-i

25 shkurt 2022 | 14:04

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, kanë nënshkruar marrëveshje për donacion.

Nga kjo marrëveshje, Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës dhe dy shkolla “Shkëndija” dhe Shkolla Speciale “Qendra Burimore – Përparimi” kanë pranuar pajisje të teknologjisë informative dhe tri automjete.

“Të gjithë angazhohemi për një të ardhme më të mirë për vendin tonë, ndaj mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm me EULEX-in për të garantuar transparencën e vizibilitetin në procese, sundimin e ligjit të barabartë për të gjithë dhe shtimin e mundësive për avancimin e qytetarëve”, ka thënë kryetari Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të…