Komuna e Prishtinës premton përkrahje për komunitetet
18 shkurt 2021
| 15:20
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka pritur të enjten në takim përfaqësuesit e komunitet Rom, Ridvan Gashi dhe Adnan Ajeti. Gashi i ka dorëzuar mirënjohje nënkryetarit të komunës së Prishtinës për kontributin e dhënë në zgjidhjen e çështjeve për këtë komunitet.
Gjatë takimit gjerësisht është diskutuar edhe strategjia e integrimit të komunitetit Rom në shoqërinë tone, meqë Ridvan Gashi është Koordinator për Kosovë i përzgjedhur nga Unioni Evropian i Romëve JEKHIPE. Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të përkrahë të gjitha komunitetet edhe në të ardhmen, ashtu siç është vepruar edhe deri më tash.