Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve me Covid
Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin me të madh të rasteve të infektimit me Covid-19.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në 24 orët e fundit janë raportuar 704 raste të reja me Covid, vetëm në Prishtinë 265 raste.
Ndërkaq komunat tjera kanë ketë numër të rasteve: Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë.