Komuna e Prishtinës rregullon varrezat e dëshmorëve në Siqevë
08 maj 2018
| 17:00
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se tashmë janë rregulluar varrezat e dëshmorëve në fshatin Siqevë.
“Me angazhim edhe të banorëve, arritëm t’i rregullojmë varrezat e dëshmorëve të fshatit Siqevë, pak ditë para shënimit të përvjetorit të tyre”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/