Komuna e Prishtinës rrënon një mur dhe një garazh
25 dhjetor 2019
| 17:31
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se në lagjen “Arbëria” dhe në “Hajvali”, inspektorët e ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës kanë zbatuar dy vendime të rrënimit.
“Në rastin e parë, shndërrim i garazheve në lokale – pa leje, kurse në rastit e dytë, ndërtim i murit pa leje. Kushdo që vepron në këtë formë, do ta ketë fatin e njëjtë!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/