
Komuna e Prishtinës sërish pastron dhe dezinfekton rrugët
08 prill 2020
| 10:53
Komuna e Prishtinës ka nisur sot, një javë pas të mëparshmit, aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe të hapësirave publike. Pos rrugëve, dezinfektimi po bëhet edhe në trotuare dhe në kabinat e stacioneve të autobusëve urbanë.