Komuna e Prishtinës shpall laureatët e Sportit për vitin 2024, Hana Beiqi shpallet ‘Mbretëresha e Sportit të Kryeqytetit’

16 mars 2025 | 13:53

Mbrëmjen e së premtes së 14 marsit komuna e Prishtinës shpalli laureatët e Sportit për vitin 2024.

Kryeqyteti të premtën në Sallen e Kuqe të Pallatit të Rinisë vlerësoi me çmime sportistët, shpresat dhe punonjësit sportivë në eventin “Laureatët 2024″. Të pranishëm përpos drejtorit për Sport, Kushtrim Mushica, ishin edhe kryetari i komunës, Përparim Rama, nënkryetari Dushi, asamanlist e drejtor të komunës, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi e musafir tjerë.

Drejtoria për Sport, ka zgjedhur më të mirët e komunës, duke fillluar nga Shpresat e vitit 2024 (femra dhe meshkujt), e deri tek punëtorët sportiv.

Sportistë të vitit 2024 u shpallen notarja Hana Beiqi, dhe Jon Gashi nga sporti Tekwando.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe…