Komuna e Prishtinës shpërndan 370 pako me ushqime

16 prill 2020 | 11:38

Komuna e Prishtinës dhe organizata TIKA kanë organizuar shpërndarjen e 370 pakove ushqimore për familjet në nevojë në këtë kohë pandemie.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi se 300 pako do të ndahen për rastet sociale dhe 70 pako për komunitetin turk.

Ahmeti theksoi se këto pako përmbajnë produktet bazike që u nevojiten qytetarëve më së shumti. Mes të tjerash, tha ai se Komuna e Prishtinës është shembull më i mirë për luftimin e pandemisë, duke mos marrë parasysh ndasitë politike. “Turqia si shtet dhe TIKA si organizatë vazhdimisht na kanë ndihmuar dhe sot na gjenden pranë kur jemi më së vështiri. Në kohë të vështira dihen miqtë e vështirë. 300 pako për rastet sociale dhe 70 për minoritetit. Këto pako përmbajnë miell, vaj, produkte bazike, të cilat qytetarëve i nevojiten më së shumti. Do të shpërndahen nga vullnetarët dhe asamblistët. Komuna është bërë shembull edhe për mosndasi politike në luftimin e virusit”, tha Ahmeti.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, bëri me dije se Turqia ka ndihmuar të gjitha vendet e Ballkanit. Siç tha ai, Turqia është shtet solidar për miqtë e tij. “Kosova është një shtet që jemi në solidaritet edhe para luftës së virusit. Në këtë kohë pandemie na ka treguar të gjithëve se si jemi solidarë. Me thirrjen e presidentit kemi filluar një kampanjë ‘I mjaftojmë njëri-tjetrit’. Po vazhdojmë të tregojmë solidaritet edhe jashtë kufijve. Kemi dërguar ndihma për të gjitha shtetet e Ballkanit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku janë dy lojtarët e vetëm…