Komuna e Prishtinës shpërndan shujta për familjet në nevojë

19 mars 2020 | 12:53

Komuna e Prishtinës, ka filluar shpërndarjen e shujtave për të gjitha familjet në nevojë, ku  me ushqim do të furnizohen 500 persona në dy orare, në orën 12:00 dhe ora 17:00.

Premtim Fazliu, koordinator nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës,  ka thënë se ushqimi do të shpërndahet në dy pika.

“Prej sot e rifillojmë shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin do e shpërndajmë në dy pika. Në orën 12:00 deri në mbarim të sasisë. Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin vetëm mund ta marrin me vete. Pas gjendjes  e cila është krijuar për shkak të pandemisë jemi duke i shërbyer 500 persona, përfshirë edhe ‘Tophanen’ ku fluksi i njerëzve është më i madh”, ka thënë ai.

Fazliu ka treguar se ushqimi shërbehet në enë plastike, por u ka bërë thirrje qytetarëve në nevojë që të marrin enët me vete nëse munden.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meksika ka konfirmuar viktimën e parë nga Covid-19. Njoftimin e…