Komuna e Prishtinës shujtën sot e jep në orën 12.00
28 mars 2020
| 09:00
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes, shujtat do të shërbehen prej orës 12:00 në dy lokacionet, Tophane dhe Aktash.
Komuna i njofton të interesuarit që duan të shërbehen se është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale gjatë marrjes së shujtës.“Shëndet për të gjithë dhe ju faleminderit për mirëkuptimin! Bashkë do ta tejkalojmë më lehtë këtë sfidë”, thuhet në njoftimin e komunës.