Komuna e Prishtinës s’i ndalon ekskursionet për maturantët

25 prill 2025 | 14:51

Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj, pas raportimeve në medie, ka bërë me dije se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës.

“Për shkak të sqarimit të opinionit publik, ju njoftojmë që nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet! Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet, së bashku me Zyrën Ligjore, është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen”, ka shkruar Manaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, përderisa deputetët e…