Komuna e Prishtinës sot shpërndan shujta të ngrohta

19 mars 2020 | 08:48

Komuna e Prishtinës njoftoi se prej sot rifillon shpërndarjen e shujtave të ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimi do të shpërndahet në dy pika në ora 12:00 në “Tophane” dhe “Aktash”.

Shujta do të përmbajë gjellë, sallatë, pemë dhe bukë dhe do të ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për të gjithë ata që kanë nevojë. “Ushqimin mund ta marrin me vete. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes të cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. Njëkohësisht, Komuna bën thirrje që të gjithë përfituesit e shujtës gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes vete gjatë pritjes në rend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja shëndetësore e pacienteve të prekur me koronavirus e të…