Komuna e Prishtinës subvencionon me 140 mijë euro blegtorët dhe me 50 mijë euro bletarët

30 gusht 2018 | 16:07

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës ka realizuar projektin e subvencionimit të fermerëve në fushën e blegtorisë dhe bletarisë.

Për blegtori, janë përkrahur fermerët që kanë 3-10 krerë gjedhe qumështore, ndërsa 30-150 krerë dele dhe dhi. Nga 313 fermerë që kanë aplikuar, kriteret i kanë plotësuar 291 sosh. Shuma e ndarë për një për një gjedhe është 53 euro, kurse për një dele ose një dhi 10 euro.

Në bletari, janë përkrahur të gjithë ata që kanë pasur 10-30 shoqëri të bletëve, ku prej 223 aplikantëve, 219 i kanë plotësuar kushtet. Për një shoqëri të bletëve, janë ndarë nga 8.5 euro.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria ka propozuar të enjten angazhimin e forcave të armatosura…