Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve mos të dalin në Gërmi

17 mars 2020 | 17:54

Komuna e Prishtinës ka reaguar në lidhje me daljen e qytetarëve në Gërmi.

Sipas reagimit për media të kësaj komune, dalja në Gërmi si me qenë festë është e pashëndetshme.

“Afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore e njëri-tjetrit është sjellje moskokëçarëse për vetën, familjen dhe të tjerët. Do ta përcjellim situatën edhe nesër por nuk është kohë pikniku. Nuk ka nevojë për orë policore por definitivisht nuk na duhet relaksim i tillë.  Po ju lusim për kujdes për veten dhe të tjerët. Dalja për shëtitje në Germi me krejt familjaret është dalje e PANEVOJSHME!”, është bërë me dije në reagimin për media të Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
200 hyrjet e banesave kolektive të cilat janë nën menaxhimin…