Komuna e Prishtinës vazhdon t’i pastrojë rrugët

20 mars 2020 | 10:43

Komuna e Prishtinës ka vazhduar pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave të tjera publike si masë parandaluese për mospërhapjen e koronavirusit.

Gjatë së premtes është pastruar rruga “Rexhep Luci”, parkingu në këtë rrugë, për të vazhduar më pas edhe në rrugën kryesore te Stacioni Policor “Qendra”.

Ky aksion ka filluar më 17 mars dhe po vazhdon në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Aksioni do të realizohet dy deri në tri herë brenda javës nga gjashtë kompani të kontraktuara nga komuna.

Ky veprim i komunës vjen pas dezinfektimit të autobusëve urbanë e mbylljes së qendrave për të moshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova,…