Komuna e Prizrenit dhe DEMOS-i vazhdojnë bashkëpunimin për rritjen e performancës
05 tetor 2022
| 14:24
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të mërkurën zyrtarët e Projektit për Decentralizim dhe Përkrahje komunave (DEMOS) që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation – Kosovë (HSI-K), me të cilët bisedoi për evitimin e problemeve në raportin e Zyrës së Auditorit Kombëtar dhe dokumenteve të tjera që ndërlidhen me pasqyrat financiare.
Përmes bashkëpunimit të zyrtarëve të projektit DEMOS dhe zyrtarëve të komunës së Prizrenit synohet rritja e performancës, transparencës dhe llogaridhënies komunale, si një prej zotimeve dhe parimeve të qeverisjes aktuale lokale.