Komuna e Prizrenit dhe Fondacioni “Jahjaga” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Komuna e Prizrenit dhe Fondacioni “Jahjaga” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e mekanizmave për ofrimin e mundësive dhe hapësirave për realizimin e fazës së mentorimit/praktikës në bashkëpunim me drejtoreshat komunale.
Gjatë një muaji dy vajza do ta kenë mundësinë të punojnë dhe mësojnë ngady2 drejtoresha të Komunës së Prizrenit.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ndër prioritetet e veta ka fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri, në të gjithë sektorët.
Ndërkaq, Fondacioni “Jahjaga”, përmes programit të grave në politikë, në vazhdimësi kontribuon në promovimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në këtë fushë.
Në këtë program, gjithashtu, fokus i veçantë i kushtohet rinisë, me theks inkurajimin dhe fuqizimin e vajzave të reja të cilat kanë aspirata të zhvillimit të karrierës në politikë.