Komuna e Prizrenit dhe UNDP arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për turizmin
14 shkurt 2024
| 12:36
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot marrëveshje financimi me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Nuno Queiros.
Marrëveshja ka për qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik në Komunën e Prizrenit, me synim të rritjes së numrit të vizitorëve dhe të kapacitetit të sektorit privat për t’u kujdesur për turistët, duke nxitur kështu një ekosistem turistik dinamik dhe të zhvilluar.