Komuna e Prizrenit do t’i furnizojë 20 fermerë me centrifuga për nxjerrjen e mjaltit

13 janar 2020 | 15:17

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ftuar të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen publike për përfitim në kuadër të projektit “Furnizimi me centrifuga për nxjerrjen e mjaltit”.

Kjo thirrje vlen për furnizim të 20 fermerëve me centrifuga për nxjerrje të mjaltit.

Komuna e Prizrenit më parë ka shpërndarë edhe 100 centrifuga të tjera për fermerët përfitues. Kriteret që duhet të plotësuar aplikuesit mund t’i gjeni në uebfaqen e Komunës së Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit…