Komuna e Prizrenit fton fermerët të aplikojnë për furnizim me farë gruri
Komuna e Prizrenit e cila drejtohet nga Mytaher Haskuka, ka ftuar fermerët e kësaj komune që të aplikojnë në projektin e kësaj komune për furnizim me farë gruri.
Kjo komunë ka bërë me dije se fermerët mund të aplikojnë në këtë projekt deri më 30 shtator.
“Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit, për të aplikuar në thirrjen publike për përfitim në kuadër të projektit ‘Furnizimi me farë gruri;. Kritereve që duhet t’i plotësojnë aplikuesit, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në https: https://kk.rks-gov.net/…/Thirrje-publike-Furnizim-me-fare-g…Kjo thirrje publike për aplikim është e hapur deri më 30.09.2019. Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në sportelin nr. 3 të administratës komunale”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/