Komuna e Prizrenit jep subvencione për nënat lehona gjatë vitit 2024
03 shkurt 2025
| 08:27
Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione për të gjitha nënat lehona që kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2024, nga data 1 janar deri më 31 dhjetor.
Sipas vendimit të komunës, mbështetja financiare do të ndahet në këtë formë:
250 euro për nënat që kanë lindur për herë të parë,
300 euro për fëmijën e dytë,
350 euro për fëmijën e tretë,
Për fëmijën e katërt dhe të pestë, subvencioni rritet me nga 50 euro, njofton Klankosova.tv.
Ky program është pjesë e politikave komunale për mbështetjen e familjeve dhe është zbatuar edhe në vitet e kaluara.