Komuna e Prizrenit ka nisur mbulimin e shpenzimeve të varrimit
30 shtator 2019
| 17:09
Komuna e Prizrenit ka njoftuar të gjithë prizrenasit se tashmë ka filluar t’i mbulojë të gjitha shpenzimet dhe shërbimet e varrimit.
“Njoftohen të gjithë qytetarët e Prizrenit se shpenzimet dhe shërbimet e varrimit tanimë po mbulohen nga Komuna e Prizrenit. E gjitha që duhet të bëhet nga familjarët e të ndjerit ne rast të vdekjes është që të lajmërohen në numrin e telefonit +383 49 305 050, për të treguar adresën dhe kohën se kur duhet të bëhet varrimi i të ndjerit”, është thënë në njoftimin Komunës së Prizrenit.
/Epoka e re/