Komuna e Prizrenit ndanë për 700 familje nga tri metra dru për ngrohje
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS), Islam Thaqi kanë filluar me shpërndarjen e druve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë, raporton “Epoka e re”.
Me këtë rast, kryetari Haskuka ka theksuar se duke marrë parasysh edhe situatën pandemike që ka ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike të qytetarëve, Komuna e Prizrenit këtë vit ka ngritur numrin e përfituesve nga ky projekt, ku 700 familje do të furnizohen me nga tri metra dru nga DPMS-ja.
Po ashtu, kryetari Haskuka deklaroi se për t’i dalë në ndihmë sadopak familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve në nevojë, do të vazhdojnë edhe me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike.
(Q.R / Epoka e re)