Komuna e Prizrenit organizon aktivitete sensibilizuese me nxënës për ruajtjen e ambientit
19 tetor 2018
| 14:58
Aktivitetet për ngritjen e vetëdijesimit të nxënësve për mbrojtjen e ambientit dhe riciklimin e mbeturinave po vazhdojnë të organizohen në shkolla të ndryshme të qytetit.
Së fundi këto aktivitete u organizuan në shkollat “Gjon Buzuku”, “Mustafa Bakiu” dhe “Avdyl Frashëri” në Prizren.
Ky projekt që po organizohet në bashkëpunim ndërmjet sektorit të mjedisit të Komunës së Prizrenit dhe GIZ-it, do të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor me aktivitete informative dhe kreative për nxënësit e shkollave të ndryshme të komunës sonë. Projekti do të implementohet me shpërndarjen e shportave të veçanta të mbeturinave për ndarjen e plastikës dhe letrës, si dhe do të bëhet prezantimi i të gjitha punimeve të realizuara.
/Epoka ere/