Komuna e Prizrenit organizon debat publik për projektin e autostradës

17 janar 2019 | 15:09

Projekti i Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e autostradës me gjatësi prej 91 kilometra të segmentit Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, është në fazën e shqyrtimit të varianteve të projektit ideor.

Për të siguruar një vendimmarrje të drejtë, transparente, kualitative dhe për të definuar një variant më të përshtatshëm të trasesë së Autostradës, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë kontraktuese, do të organizojë debat publik lidhur me definimin e variantit më të favorshëm të projektit ideor për segmentin e autostradës që kalon nëpër territorin e Prizrenit.

“Ftohen të gjitha subjektet afariste, ndërmarrjet publike, profesionistët e fushave të ndryshme, qytetarët, palët tjera të interesit dhe anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, që të jenë pjesë e këtij debati. Debati publik do të organizohet më 29 janar, në orën 13:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Prizren”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga…